Shqipëria njeh ndeshje të forta që prej disa dekadash, të cilat kanë dalluar për spektaklin në fushë dhe tribuna, por edhe nga ato që kanë dhuruar ngjarje të bujshme dhune apo përplasjesh, ku kujtojmë ndeshjet mes fqinjëve.
Megjithatë, në vitet e fundit në Shqipëri është krijuar një tjetër takim derbi, ai mes Bylisit dhe Laçit. Pas miqësisë së fortë, skuadrat e përmendura më sipër patën përballjen e tyre më të fortë në finalen e Kupës së Shqipërisë në sezonin 2012-2013, e cila u fitua nga kurbinasit me gol të Emiliano Çelës në minutën e 120.
Por, që nga ky takim, për vet padrejtësitë në fushën e lojës, përballja u bë më e ashpër. Një vit më pas Bylisi priti Laçin në “Adush Muçaj”, ndërsa incidenti kundër skuadrës bardhezi por edhe delegatit të ndeshjes arriti kulmin, gjë që çoi përjashtoi mallakastriotët nga Superiorja.
Aty derbi u ndez edhe më shumë, teksa vjet u rikthye ky takim. Në gjashtë përballje, Bylisi mori tre fitore, Laçi një dhe një ndeshje përfundoi në barazim. Ballshiotët këtë vit do të kenë mundësi që të ndeshen sërish me laçianët, ku ky takim rikthehet sërish për Kupën e Shqipërisë.
Nëse Laçi kualifikohet ndaj Turbinës dhe Bylisi ndaj Shkumbinit, të dy skuadrat do të përballen për raundin e dytë të Kupës.