Sezoni 2018-2019 do të ngelet gjatë në mendjen e tifozëve të
Kukësit. Skuadra verilindore nuk ka luajtur thuajse asnjë takim në stadiumin e
saj, duke migruar në qytete si Kamza, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi.
Por jo vetëm kaq. Ky sezon do të “gdhendet” pasi në pankinë kanë parë
3 fytyra të ndryshme trajnerësh. Armando Cungu nisi udhëtimin me Kukësin e këtij
sezoni, por humbja ndaj Skënderbeut i kushtoi shkarkimin.
Në vend të tij erdhi Ramadan Ndreu, i cili në 3 ndeshje si trajner i provoi të
gjitha rezultatet, duke marrë një fitore, një barazim dhe një humbje. As
kualifikimi në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë nuk e bindi presidencën që
ta mbajë në pankinë 53 vjeçarin, që u shkarkua menjëherë pas disfatës në Fushë-Krujë
nga Kastriotit.
Vetëm pak orë më pas, Ernest Gjoka u emërua timonieri i ri i skuadrës. Pra, 3
trajner për 3 fazat e para, me një mesatare një trajner për fazë. A është kryeqytetasi
i duhuri? Le të presim…
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.