Këtë fundjavë do të luhet java e gjashtë e Kategorisë së Parë. Radio Televizioni Shqiptar ka përzgjedhur tre sfida për të transmetuar pa pagesë.
Të premten Bylis do të luajë ndaj Pogradecit në orën 14:00, të shtunën do të luhet supersfida mes Tomorit dhe Tiranës në të njëjtën orë dhe të dielën Dinamo do të presë Kastriotin në orën 14:00. Të gjitha këto takime do të mund t’i shihni në ekranin e RTSH-së.
E premte
Bylisi – Pogradeci
E shtunë
Tomori – Tirana
E diel
Dinamo – Kastrioti