Dinamo këtë sezon do të tentojë ngjitjen në Superligë pas 11 vitesh pritje. Drejtuesit e Bluve kanë bërë një merkato cilësore, teksa veç elementëve vendas kanë afruar lojtarë cilësor edhe nga jashtë vendit.
Një I tillë është edhe Diogo Armando da Silva, ose Maranha siç njihet shkurt. Mesfushori me tipare sulmuese ka rezultuar një blerje e goditur, pasi në tri ndeshjet që Dinamo ka zhvilluar këtë sezon, braziliani ka shënuar tre gola. 25 vjeçari më herët ka luajtur në Brazil, teksa ka treguar menjëherë cilësi ën fushë.
Goli I parë për fantazistin erdhi në Kupë ndaj Flamurtarit, për të gjetur sërish rrjetën edhe në kampionat ndaj Erzenit, në golin që I dha pikët skuadrës. Edhe dje, braziliani gjeti rrjetën në Ballsh, me Dinamon që kalon në çerekfinale.