Java e 15-të e Superiores do të dhurojë derbin e kryeqytetit, përballjen ku Partizani dhe Tirana janë të dënuar për të fituar. Kjo sfidë, veç emocioneve në fushë, prodhon spektakël në shkallët e stadiumit. Rivalë të përjetshëm, mbështetësit e dy ekipeve kurrë s’kanë bërë paqe mes tyre.
Por kjo duket se ndodh vetëm brenda stadiumit, pasi jashtë tij të gjithë janë miq me njëri-tjetrin. Këtë e tregon një foto e publikuar në rrjetet sociale, teksa ish-futbollisti kampion i Partizanit, Edmond Dosti, shfaqet në krah të Alban Rexhës dhe Alban Berishës, dy tifozë të “thekur” bardheblu.
Kujtojmë që ndeshja Partizani – Tirana është programuar të luhet në fillim të muajit dhjetor, por ende s’ka një axhendë të detajuar, pasi fillimisht duhen mbyllur java e 13-të dhe e 14-të.