Laçi doli me pikë të plota nga transferta e vështirë përballë Teutës (0-1). Një gol i Turkaj në pjesën e dytë ishte deçiziv për kurbinasit, që tanimë e shohin veten me 28 pikë, tre pas Kukësit që kryeson kampionatin dhe që ka një ndeshje më pak. Fitorja e djeshme nuk erdhi pa pasoja, me Armando Cungun që u detyrua të bënte dy zëvendësime të detyruara.
Trajneri shkodran ndërroi Ignjatoviç qysh në minutën e pestë dhe më pas Rapon në të 17. Ish-kapiteni i Luftëtarit debutoi me kurbinasit vetëm pak minuta, duke u detyruar të shkonte në spital si shkak i dëmtimit. Fitorja e “përgjakëshme” solli edhe tre debutime për Laçin, me Rapon dhe Grecën që e nisën nga minuta e parë. Fundi i takimit rezervoi minuta për sulmuesin Vecaj, që u afrua së fundmi nga Teuta. Fati e deshi që shkodrani të debutonte në minutat shtesë, pikërisht ndaj ish ekipit të tij.