Ditën e djeshme u luajt sfida Skënderbeu-Partizanit në Korçë e mbyllur me fitoren e vendasëve me rezultatin 3-2. Një ndeshje emocionuese që I kishte gjithçka brenda, karton të kuq, penallti dhe plotë 5 gola. Por, ky takim nuk ka kaluar pa incidente dhe policia në bazë të ligjit të ri ka arrestuar në flagrancë si dhe procedohet penalisht një tjetër.
Njoftimi i Policisë:
Korçë
Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.
Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skëndërbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.