Partizani dhe Blerim Kotobelli është tema më e ‘nxehtë’ e momentit në merkaton e Superligës.
Pak ditë më parë, newsport.al raportoi se të kuqtë kishin piketuar mbrojtësin e majtë, i cili tashmë është larguar nga Teuta dhe është një futbollist i lirë.
Newsport.al mëson tashmë se Partizani i ka bërë një ofertë zyrtare mbrojtësit të majtë, por duket se termat e kontratës së oferuar nga të kuqtë nuk kanë bindur Kotobellin për të hedhur firmën.
Në këtë kontekst, duket se Partizani nuk është më opsioni i parë për Kotobellin, gjithnjë nëse oferta mbetet ajo e bërë disa ditë më parë.
Interes për një nga mbrojtësit më të spikatur të Superligës ka shprehur edhe Shkëndija e Tetovës që militon në kampionatin e Maqedonisë.