Një investim gjigant për një të ardhme brilante. Ky është përkufizimi që mund t’i shkojë për shtat Akademisë së Tiranës, e cila tashmë do të ketë një kompleks modern falë investimit të presidentit Refik Halili.
Shumë shpejtë do të kemi Tiranën që të gjithë sportdashësit e futbollit janë mësuar të shohin ndër vite. Ndryshimet kanë filluar të duken. Bardheblutë, e kanë nisur shumë mirë Vitin e Ri, ku në ndeshjen e parë zyrtare kanë marrë një fitore 2-0, shumë të rëndëishme në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë përballë Flamurtarit në “Selman Stermasi”.
Megjithatë, që një skuadër të funksionojë shumë mirë nuk duhet vetëm loja e mirë në fushë, por gjthashtu janë shumë elementë të tjerë të ndërlidhur që e bëjnë një klub të funksionojë më së miri, investimi tek akademia.
Historia përsërit vetveten, një klub i madh, pasyshim që mbetet dhe do të jetë gjithmonë i madh. Gjithsesi, suksesi nuk vjen vetëm duke bërë merkato të fuqishme, pasi duhen shumë financa, e ndërkohë kemi parë klube që kanë investuar shumë tek lojtarët për t’i sjellë në skuadër, mirëpo jo gjithmonë suksesi është i garantuar.
Në këto kushte, presidenti Refik Halili është duke investuar miliona lekë për të ardhmen e bardhebluve të “vegjël”. Qendra stërvitore “Skënder Halili” është kthyer në një kamp modern. Akademia është “bërthama” e një klubi. Prej aty dalin lojtarë që e duan më shumë fanellën e skuadrës së mbajne veshur, prej aty dalin legjendat.
Mirëpo kjo është një punë që në fillim investohet dhe më pas frytet e saj janë shumë të begatshme. Një kampionat si i joni ka nevojë për frymë të re, për lojtarë të rinj, pasi menaxherë nga skuadra të ndryshme dhe më të mëdha europiane rrinë gjatë gjithë kohës në kërkim të talenteve dhe ku ka më mirë sesa një akademi për ta zhvilluar këtë proçes.
Ndryshe, me fjalë të tjera, akadamia sjellë një buxhet të bujshëm në mbajtjen e financave të klubit e këtu mund të japim shumë shembuj, sikurse është një prej skuadrave më të njohura në botë, Atletivo Madrid. Sulmues si Fernando Torres, Kun Aguero, portier si David de Gea e shumë lojtarë të tjerë, të shkojnë klube edhe më të madh.
Tjetër klub që ka investuar shumë tek akademia është edhe Ajaksi i Amsterdamit, ku prej aty kanë dalë lojtarë, që sot janë kthyer në legjenda. Pra, investimi në akademi është “çelësi i suksesit” të një klubi dhe Tirana po ndërton bazat e së ardhmes, jo vetëm për të nxjerrë jashtë vendit lojtarë të nivelit të lartë, por në të njëjtën kohë edhe për të “pasuruar” kampionatin e vendit tonë.