Manchester United dhe Burnley përballen me njëra tjetrën nesër në orën 21.15, në kuadër të kampionatit. Trajneri i “Djajve të kuq”, Solskjaer nuk do ketë në dispozicion dy lojtarë. Bëhet fjalë për Rojo dhe Jones, që të dy të dëmtuar.
Në dyshim janë Bailly, Lindelof, Pogba dhe Shaw, me “timonierin” që i takon të vendosë nëse do i ftojë apo jo. Manchester United renditet në vendin e dytë me 33 pikë. Në krahun tjetër, Burnley është e 16-ta me 16 pikë.