Mesut Ozil mund të rikthehet në Bundesligën e Gjermanisë. Mesfushori i Arsenalit, sipas ‘The Sun’ mund të nënshkruajë me Borussia Dortmund.
Klubi gjerman kërkon një zëvendësues për Dembele që u transferua te Barcelona për 150 milionë euro.
Ozil është emri më i përfolur për momentin, pasi fantazisti gjerman nuk po kalon momente të lumtura tek Arsenali.
28-vjeçari ka luajtur më parë në Bundesligë me Schalke 04 dhe Ëerder Bremen. Ai u transferua për 50 milionë euro nga Real Madrid tek Arsenal, por nuk ka mundur të fitojë asnjë trofe të rëndësishëm me ‘topçinjtë’.