Ndihmës-trajneri i Kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani ka folur për La Gazzetta Dello Sport në Itali, teksa treguar mënyrën se si po vëzhgohen talentët shqiptarë në të Gjithë Europën.
Shefi i sektorit teknik në FSHF i ka treguar mënyrën të përditshmes italiane se si janë evidentuar 138 lojtarë shqiptarë në akademitë italiane, ku po vëzhgohen me vëmendje nga FSHF-ja.
Bëhet fjalë për lojtarë të skuadrave të U-17 dhe U-20 të ekipeve italiane.
Dy javë më parë, pas ndeshjes së kombëtareve U-17 të Italisë dhe Shqipërisë, trajneri i kombëtares italiane deklaroi se rritja e numrit të të rinjve shqiptarë në akademitë italiane ishte shqetësues. “Pyes veten nëse po punojmë për veten apo për ta”, deklaroi ai.