Skënderbeu dhe Teuta luajtën sot takimin në kuadër të javës së 24-të. Kjo ndeshje ka përfunduar në barazim 1-1. Pas këtij barazimi shumë të rëndësishëm për ekipin e Teutës, trajneri i bregdetarëve Gugash Magani ka folur për mikrofonin e Supersport.
“Përpara takimit nëse do diskutohej për rezultatin do isha i kënaqur edhe me barazimin. Mund ta kishim dyfishuar rezultatin në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, kundërshtari na bëri presion dhe mendoj që kundërshtari ka më shumë kualitete. Ajo që është pozitive për ne është se skuadra po rritet dita ditës dhe shkallët e vështirësive janë të mëdha.
Ky barazim nuk na jep siguri për mbijetesën dhe deri në fund rrezikohen disa skuadra, objektivi jonë është ndeshja e radhës dhe nëse do vazhdojmë kështu ne do mbijetojmë por duhet të jemi me këmbë në tokë.
Kastrati është portieri i të ardhmes dhe luan me shpresat e Kombëtares. Gabimet e tij kanë ardhur nga presioni dhe Skënderbeu ta imponon, janë normale dhe pjesën tjetër e mbulon mirë.
Përsa i përket performancës së Maganit, mund të them se e ka krijuar portretin e tij dhe është duke punuar shumë. Është pak konfuz për shkak të presionit tim dhe të kundërshtarëve dhe ndaj nuk ka shënuar”, ka përfunduar trajneri.