Pas largimit të Bernard Challandes nga përfaqësuesja e Kosovës, shumë emra janë në qarkullim për trajnerin që do të drejtojë kombëtaren dardane. Ai që po përflitet është Alex Frei. Siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, 42-vjeçari është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Kosovës.
Ai është aktualisht në krye të skuadrës së FC Ëil në kategorinë e dytë të futbollit zviceran. Më parë ka provuar të drejtojë të rinjtë e Baselit, ndërsa si lojtar ka luajtur me Dortmundin, Rennes, Servette, Luzerni dhe Thuni. Veç tij, kandidatë për të marrë drejtimin e Kosovës janë John Gregory dhe Primoz Gliha. Pritet me interes të shihet se kush do të pasojë Challandes në pankinën dardane.