Raphael Varane ka folur për një kalim të mundshëm të Zidane tek ekipi kombëtar i Francës. Në një konferencë për shtyp mbrojtësi francez tha se traineri aktual i Real mund të behet teknik i “Gjelave.
“Zidan trajner i Frances? Pse jo ? Ai ka treguar cilësitë e tij si trajner dhe ka qenë një lojtar i madh. Ai është një trajner i shkëlqyer, kështu që pse jo?
24 vjecari bëri dhe një krahasim midis Zidane dhe Didier Deschamps.
” Ata kanë disa ngjashmëri dhe të dy kanë pasur një karrierë mjaft të mirë. Kanë shumë përvojë”.
Zidane ka qenë shumë i suksesshëm me gjigantët spanjollë dhe kërkohet nga shumë skuadra europiane .