Pas përfundimit të takimit, trajneri i Teutës, Çevoli është shprehur i zhgënjyer nga rezultati, ndërsa për Supersport ka deklaruar: “E kam thënë edhe më parë se kemi pasur probleme në takimet kundër Skënderbeut dhe së fundmi kundër Laçit.
“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Kjo të paktën deri në momentin e pësimit të golit. Një gol ky që m’u duk e dyshimtë goditja e dënimit nga erdhi dhe realizimi i Vllaznisë.
Më pas në pjesën e dytë nuk bëmë shumë për të barazuar.
Mendoj se duhet të jepeshin më shumë se 4 minuta shtesë. Në fakt, arbitri gjykoi mirë, por lejoi shumë ndërprerje të ndeshje.
Tashmë na duhet kohë që lojtarët të kuptojnë idetë e mia”, përfundoi trajneri i Teutës për Supersport.