Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli, ka folur për mediat italiane ku ka folur për kampionatin dhe skuadrën e tij, ndërsa në përgjithësi është ndalur në ish-skuadrën që ka drejtuar në Itali. Ish-trajneri i Partizanit dhe aktualisht i Skënderbeut është i lumtur që po drejton në Shqipëri, ndërsa shprehet se aventura e tij është duke kaluar mjaft mirë.
“Shumë e mirë. Në Shqipëri po trajnoj Skënderbeun, ekipi që vitin e kaluar fitoi kampionatin shqiptar. Ne debutuam me fitore në sezonin e ri dhe unë jam i lumtur po përjetoj këtë përvojë, trajnimi sipas të gjitha pikat e parë”, tha ai në lidhje me Skënderbeun.
Ndër të tjera, ai u ndal te ish-skuadra që ka drejtuar në Itali, Salernitana, ku ka folur teknikisht dhe taktikisht për mënyrën e ndërtimit të këtij ekipi që po militon në Serie B. Ndërsa në dëshirat e tij ka qenë që një ditë të kthehej në drejtimin e saj.