Pas fitores ndaj Vllaznisë, ekipi i Luftëtarit ka filluar përgatitjet për takimin e ditës së mërkurë ndaj Teutës.
Takimi Luftëtari – Teuta që do të luhet të mërkurën në orën 14:00, duket se ka vënë në vështirësi trajnerin Mladen Milinkoviç, pasi ekipi i luftëtarit ka mungesa të rëndësishme.
Në dispozicion nuk do të jetë mbrojtësi Oltion Rrapa dhe mesfushori Lejdi Liçaj, të cilët kanë plotësuar numrin e tre kartonave të verdhë.
Pozitive është, se në dizpozicion të trajneri Milinkoviç do të jetë mbrojtësi Beqiri, që mungoi në Shkodër pas kartonit të kuq që mori ndaj Laçit.
Kujtojmë që Luftëtari gjendet në vendin e gjashtë me 18-të pikë.