Ilir Gjyla ka folur një ditë para ndeshjes kundër Vllaznisë. Trajneri i Lushnjës, në një prononcim për Supersport deklaroi:
“Ne dimë që Vllaznia është ekip i fortë dhe ka moral të lartë pas fitores me Skënderbeun, por edhe ne nuk kemi çfarë humbasim. Morali i tyre i lartë, por le të themi që ne nuk kemi presion kështu që jemi në ekuilibër. Ne do të shkojmë për ta marrë më të mirën, pastaj fusha do të tregojë nëse e meritojmë të marrim pikë”, u shpreh ai.
Kujtojmë që ndeshja mes Vllaznisë dhe Lushnjës do të luhet nesër, në orën 14:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.