Muharrem Sahiti ka folur pas hedhjes së shortit për Ligën e Kombeve. Trajneri aktual i përfaqësueses së Kosovës deklaroi:
“Unë kam një marrëveshje me Federatën që do të jem pjesë e Federatës. Kosova ka nevojë për një trajner nga jashtë. Grupi nuk është kaq i lehtë sa flitet. Grupi është i lehtë nëse luan mirë. Nëse arrijmë të dalim të parët në grup, duhet të punojmë fort.
Më parë nuk është se kemi qenë keq me lojë, por kemi pasur një grup të vështirë. Këta lojtarë që kemi në dispozicion do ta kenë më të lehtë. Më parë lojtarët nuk njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa tashmë ata e kanë njohur mirë terrenin. Në fillim kemi bërë projektin që t’i zhvillojmë këta futbollistë, duke i rritur kreativitetin e tyre përmes ndeshjeve.
Për sa i përket Shqipërisë besoj se i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar”, ka përfunduar ai për mikrofonin e Supersport.