Pas përfundimit të takimit mes Korabit dhe Tiranës e cila ëprfundoi me rezultatin 1-1, trajneri Gerd Haxhiu foli për mikrofonin e Supersport:
Kërkuam të shkojmë në avantazh në pushimin e ndeshjes. Një pikë me Tiranën është e mjaftueshme pasi ata kanë mjaft potencial. Me një pikë e cila u mor me mund, ishte e kënaqshme për mua dhe ekipin. Ne kemi bërë lojën tonë dhe nuk luajmë për skuadra të tjera. Dua të shpëtoj fytyrën time dhe skuadrën”, përfundoi tekniku dibran.