Mirsad Jonuz ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së Vllaznisë kundër Laçit. Trajneri i Vllaznisë duket se është i vendosur në objektivat teksa ka deklaruar se ekipi shkodran do të tentojë vetëm fitoren.
Ai ka besim te grupi dhe kualitetet që futbollistët e tij zotërojnë. Përballja
me një skuadër që drejtohet nga një trajner shkodran si Armando Cungu e bën
edhe më të bukur këtë sfidë mes kuqebluve dhe kurbinasve.
– Është gati skuadra për takimin e nesërmndaj Laçit?
Ndodhemi në një periudhë kur skuadra ka zhvilluar dy takime në harkun e katër
ditëve dhe ka një tjetër brenda javës. Të gjithë takimet kanë qenë të
rëndësishme ashtu siç është edhe takimi me Laçin. Nuk ka diferenca mes
skuadrave. Gjitha ndeshjeet janë të vështira dhe të rëndësishme. Ne kemi tash
tre muaj që të gjithë lojtarët jemi bërë një dhe pas 9 javëve të para ne
njihemi edhe më mirë me njëri tjetrin. Ne kemi arritur që të komunikojmë mirë
sëbashku. Të dy skuadrave i duhen pikët. Por ajo që unë synoj është që Vllaznia
të jetë një skuadër kompakte që do të luaj kundër çdo kundërshtari.
– E keni studiuar skuadrën e Laçit?
Skuadra e Laçit mori pjesë në Kupat e Europës. Lojtarët e saj kanë luajtur
gjatë gjithë verës. Para dy javësh kanë ndryshuar edhe trajnerin duke futur më
shumë cilësi tani në këtë skuadër. Skuadra ka mjaft kualitete. Ajo që shikohet
është se nga takimi në takim ajo po luan edhe më mirë.
– Cila është situata në ekip para takimit me Laçin, ku dihet që do
të jenë edhe dy mungesa?
Për këtë takim do të marr 20 lojtarë dhe dihet që nuk do të jenë Hygor e
Gligorov, ndërsa të tjerët janë të gatshëm që të japim gjithçka në fushën e
lojës. Ajo që për mua është me rëndësi në këtë lloj derbit të fqinjëve është se
këto dy skuadra janë mësuar si brenda dhe jasht të humbin dhe të fitojnë pikë.
Pas takimit me Flamurtari disa lojtarëve i kemi dhënë pushim që është normale
për t’u rifreskuar. Me përjashtim të dyshes që përmenda më parë të gjithë të
tjerët janë të gatshëm. Ne do të shkojmë për të fituar tre pikët. Ajo që më
kënaq është se lojtarët e Vllaznisë janë të gatshëm që të japin gjithçka nga
vetja.
– Do ju kënaqte edhe një pikë në këtë sfidë?
Nuk do t’i kryente punë asnjërës prej skuadrave një pikë. Ne shkojmë për ta
fituar këtë takim.
– Një Vllazni që nuk ka humbur asnjë ndeshje në transferta në këtë
sezon. Do të vijojë sërish kështu?
Mendoj se do të vazhdojmë sërisht kështu. Dy ndeshjet e humbura ndaj Tiranës
dhe Partizanit ishin dy fatkeqësi për Vllazninë. Dihet se ndaj Tiranës ishte
arbitri që ndikoi dhe në takimin ndaj Partizanit pjesërisht arbitri dhe
pjesërisht gabimet individuale tonat.
– Ishte më lehtë për ta fituar vendit e tretë pas fazës së parë, apo
do të ta keni më të vështirë për ta ruajtur këtë pozicion?
Nuk ka rëndësi renditja në tabelë. Ne po ndërtojmë një skuadër të mirë dhe të
stabilizuar. Ps takimit me Laçin kemi të tjera takime të forta si me Bylisin e
Tiranën dhe pastaj do ta shikojmë sesi do të shkoj puna. Dëshira ime është që
të fitojmë sa më shumë pikë në fazën e dytë.
– Sfida e nesërme është edhe një sfidë mes Cungut dhe Jonuz?
Nuk ka lidhje një gjë e tillë. Ai bën punën e tij dhe unë timen. Nuk është e
habitshme që pas një farë kohe ai të jetë këtu dhe unë në një skuadër tjetër.