Trajneri i Vikingurit, Samal Erik Hentze, pas suksesit në Mitrovicë foli pak edhe për atmosferën e krijuar nga tifozeria kosovare.
“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, por shënuam gola dhe gjithçka shkoi mirë më pas. E kam pritur këtë lojë nga Trepça ’89, me aksione nga krahët dhe me goditje nga distanca.
Atmosfera ishte fantastike. Kishte shumë njerëz në stadium. Kur ishte rezultati 0-0 dhe portieri ynë priti një goditje, shpërthimi i publikut ishte i jashtëzakonshëm.
Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen. Më pas e patëm shumë më lehtë. Madje, edhe stadiumi u qetësua. Përgjithësisht loja ishte korrekte”