Edy Reja, trajneri më i ri i kombëtares shqiptare në një intervistë për “Corriere della Sera” në Itali ka folur për aventurën e tij të re. Ish-trajneri i Lacios dhe Napolit në Serie A, komenton transferimin te Shqipëria, gjithashtu dhe mbrojtësin e djathtë, Hysaj.
Eksperienca me Shqipërinë? “Më bën të ndihem i mirë dhe mendoj se më bën mirë dhe për shëndetin. Gjithashtu, më jep dhe kënaqsi dhe sadisfaksion. Propozimi i papritur i Shqipërisë ka qenë një vlerësim i mëtejshëm për atë që kam bërë, sadopak qoftë. Shpresoj t’ua shpërblej me rezultate.”
Hysaj? “I zoti, shumë i zoti. Djalë serioz, me skrupuj, taktikisht inteligjent, i zoti të të japë ekuilibrat që duhen në mbrojtje, që janë vendimtare”.