Trajneri I Manchester City-t ka konfirmuar se ndihmësi I tij te “Qytetarët”, Mikel Arteta është në bisedime me Arsenal. Ish-kapiteni I londinezëve është kandidati kryesor për të zëvendësuar të shkarkuarin Emery, duke marrë kështu për të parën herë frerët e një klubi.
Në konferencë për mediat, Guardiola e ka zbuluar këtë fakt duke shtuar, “Arteta është në bisedime me Arsenal por nuk e di çdo të ndodhë. Është një njeri dhe profesionist I përkryer”. Kështu, spanjolli që ka luajtur për disa vite në “Emirates” shihet si njeriu ideal nga drejtuesit e Arsenal për të vijuar drejtimin e stolit.