Partizani do të luajë të dielën në transfertë kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Trajneri Skënder Gega ka ndarë mendjen për sa i përket zëvendësuesit të Bruno Telushit, i cili mungon për shkak kartonësh.
Kristi Kote do të jetë lojtari që do të zëvendësojë mesfushorin vlonjat. Korçari ka treguar rritje në lojën e tij duke fituar në këtë mënyrë besimin e trajnerit Skënder Gega. Kujtojmë që kjo sfidë do të zhvillohet në orën 13:30, në stadiumin e Gjirokastrës.