Didier Deshamp ka folur pas fitores 4-1 të Francës kundër Shqipërisë. Trajneri i “Gjelave” deklaroi për mikrofonin e TVSH-së se nuk ishte e lehtë për ekipin e tij, megjithatë gjithçka u zbatua sipas rregullave të tij. Megjithatë tekniku i njohur është ndalur te pjesa që Franca ka njohur vetëm rritje në vitet e fundit.
“E lehtë nuk ishte. I bëmë gjërat ashtu si duhet. Franca është vërtetë shumë e mirë. Shqipëria i bëri gjërat si duhet, por jemi mirë për momentin.
Edhe Franca është përmirësuar shumë dhe është shumë më mirë se 3 vitet e tjera”, përfundoi ai.