Çelsi i Kontes gjendet në vendin e parë në Premier Ligë, por tashethemet për një largim të mundshëm të Oskar drejt Kinës nuk e kanë lënë indiferent trajnerin italian.
“Fuqia e madhe financiare e klubeve kineze është një rrezik për të gjitha klubet në botë. Nuk e di situatën e Oskar, ndaj duhet të presim.
Duhet të mendojmë vetëm për lojën tonë dhe të mos e vrasim mendjen se këta do na vijnë me paratë në dorë dhe do na marrin lojtarët tanë.
Shpesh, kur vijnë oferta të tilla, me shifra marramendëse, duhet të marrësh vendimin më të mirë për klubin edhe pse ndonjëherë mund të të penalizojë. Të luash në Premier Ligë është nder.
Futbollistët duhet të jenë krenar që luajnë në këtë kampiona, sepse është më i forti në botë”, deklaroi Antonio Konte për mediat angleze.