Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shprehur në një prononcim për mediat se merkatoja është ende e hapur dhe ata kanë nevojë për një sulmues.
“Merkatoja është e hapur dhe ne do të shohim nëse një lojtar mund të vijë. Ne duhet të marrim parasysh rrethanat ekonomike dhe do të shohim nëse dikush më në fund do të arrijë ose jo. Duam një sulmues”, është shprehur tekniku.
Kujtojmë që Luis Suarez nuk ka konkurencë në majën e sulmit dhe drejtuesit e klubi po punojnë për diçka të tillë.