Pas takimit Korabi –Flamurtari 1-0, trajneri i vlonjatëve, Gentian Mezani ështrë shprehur se problem ka qenë fusha e stadiumit të Peqinit dhe mungesat.
“Mendoj që gabimi ishte joni. Nëse do ishte arritur rezultat pozitiv do ishte më mirë për ne. Mirë do ishte të kishim fituar, por duhet të jemi me këmbë në tokë.
Vlerësoj ndeshjen, terreni na vështirësoi lojë, pasi nuk dhamë maksimumin. Gabimi i portierit, nuk mund të flitet sepse herë të tjera ka bërë ndeshje shumë të mira. Ishte thjesht gabim.
Kam luajtur gjithmonë me të njëjtët lojtarë. Sot mungonin edhe lojtarët më të mirë dhe kjo na dëmtoi. Nuk morsm më shumë seç prisnim pasi kërkonim fitoren në këtë takim. Fajin e ka faktori fushë”, tha Mezani për “Supersport”.