Flamurtari vijon pregatitje për nisjen e kampionatit, por mendja vazhdon të ngelet te rrogat e prapambetura. Skuadra vijon punën, por pagat nuk janë i vetmi shqetësim për trajnerin Daja. Në senacën e djeshme stërvitore munguan 3 lojtarët kryesorë të skuadrës. Mbrojtësi Alla që vuan prej ditësh nga një virioz dhe Daja ka vendosur të lëri pushim, ndërsa dy të tjerët janë Elton Cale dhe Agustin Torrasa që janë të dëmtuar.
Të dy lojtarët janë lënë pushim me qëllim që të mos rrezikojnë për ndeshjen e parë në kampionat. Të tre lojtarët janë titullar në formacionin e Dajës dhe duke parë që në skuadër nuk ka alternativa të tjera pasi klubi nuk ka afruar asnjë lojtar në merkato do të ishte alarmante për Flamurtarin.