“Do të jetë një natë e madhe për Kosovarët”. Kjo është deklarata e bërë nga Gareth Southgate para ndeshjes që Anglia do të zhvillojë ndaj Kosovës, për Euro 2020.
“Do të bëjmë disa ndryshime në formacion padyshim. Ne e dimë se do të jetë një natë e madhe për Kosovarët” tha Southgate.
“Do të jetë gjithashtu një test I mirë për ne, dhe ambient I mirë. Entuziazmi I tyre (ekipit të Kosovës) është I madh por ne duam të mbetemi lider në grupin tonë duke synuar tre pikët” tha trajneri anglzez.
Kosova pret Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të dielën në 17 nëntor në orën 18.00 në një ndeshje të grupit A për Euro2020.