Sot, ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare ish-trajneri i Anglisë dhe Aston Villas, Graham Taylor. Futbolli në Britaninë e Madhe është në zi pasi një legjendë e vërtetë është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, shkruan “The Sun”.
Trajneri Graham Taylor ka qenë në postin e trajnerit te Kombëtarja e Anglisë nga viti 1990 deri më 1993. Gjithashtu Taylor mbahet mend gjatë pasi ka trajnuar skuadrat e Watford dhe Aston Villa të cilat prej vitesh militojnë në Premier League.
Ende nuk ka diçka zyrtare rreth arsyeve se pse ka ndërruar jetë legjenda e futbollit, pritet të mësohet pas zhvillimit të autopsisë për të mësuar për shkakun e vdekjes së 71-vjeçarit.