Epidemi dëmtimesh te Barcelona. Pas Lionel Messit dhe Luis Suarez, një tjetër sulmues i katalanasve është ndalur për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për Ousmane Dembele, i cili gjatë takimit me Athletic Bilbao ka ndjerë dhimbje në këmbën e tij të majtë.
Francezi e mbylli takimit, ndërsa më pas, mjekët konfirmuar se Dembele ka pësuar një kontraktim të muskujve, çka do e lë jashtë fushave për 5 javë. Përpos dëmtimit, ajo që i zemëron drejtuesit e Barcelonës akoma dhe më shumë me Dembele është fakti se sulmuesi nuk i ka paralajmëruar se po vuan nga një dëmtim. Një dëmtim që cungon jo pak Barcelonën, që këtë sezon e ka nisur thuajse pa sulmues.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.