Dje, në orën 20:45 është luajtur takimi mes Juventusit dhe Atalantas në Coppa Italia, takim i cili u mbyll 3-2 në favor të “Zonjës së Vjetër”.
Tragjedia që ka tronditur stadium ka të bëjë me një tifoz, i cili ndërroi jetë gjatë zhvillimit të këtij takimi. Edhe pse ndihma mjekësore ka shkuar për t’i ofruar ndihmë, nuk kanë mundur t’ia dalin.
Bëhet fjalë për Eugenio Masinin, 44-vjeç vdiq pasi doli nga stadiumi, derisa ishte ankuar se nuk ishte duke u ndjerë mirë, në temperaturat e ulëta në Torino, raportojnë mediet italiane.
Ky lajm nuk është publikuar në media dje, duke e konsideruar si diçka normale, vetëm sot është bërë zyrtar lajmi për humbjen e jetës së tifozit të Juventusit.