Mbrojtësi i Juventus Leonardo Bonuçi ishte një nga lojtarët më të shigjetuar gjatë merkatos së fundit për shkak të vendimit të tij për t’u rikthyer te “Zonja e vjetër” vetëm një sezon pasi kishte lënë Torinon për rivalët e Milan.
Megjithatë pas shumë përpjekjesh lojtari arriti të rifitonte besimin e juventinëve duke u justifikuar se ai ishte një vendim i nxituar. Nga ana tjetër Bonuçi ka surprizuar të gjithë së fundmi në një deklaratë ku është shprehur se do të donte që në të ardhmen të bëhej trajner pikërisht i ekipit të tij aktual.
“Në të ardhmen do të doja të bëhesha trajner i Juventus”, është shprehur Bonuçi për mediat italiane.