Christian Eriksen do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit. Mesfushori danez është në fund të kontratës së tij me skuadrën londineze dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës. Erikesen do të nis një tjetër aventurë të re dhe për këtë arsye ka kërkuar të mos rinovojë me Tottenham.
Nga ana tjetër drejtuesit e klubit nuk kanë qendruar duarkryq, por kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij. Siç raporton “Sun”, Brundo Fernandes është zgjedhur si pasuesi i tij dhe janë gati 75 milionë euro për Sportingun e Lisbonës. Tashmë i takon mesfushorit portugez të vendos duke parë që në garë për shërbimet e tij është edhe Manchester United.