Premier Ligë mbetet një nga kampionatët më të mirë në botë dhe rivaliteti është i madh. Sot zhvillohen 3 ndeshje, kun në fushë do zbresin ekipe që kanë objektiva të ndryshme. Në 15.00, Manchester United i Solskjaer vjen ”i karikuar” pas fitores ndaj Cityt, ndaj do kërkohet fitorja me çdo kusht kundër Evertonit.
Në 17.30, Mourinho dhe Tottenhami i tij kanë një transfertë mjaft të vështirë sot ndaj ”ujqërve” të Wolves, që po zhvillojnë një kampionat të mirë. Kryendeshja e kësaj jave është Arsenal-Manchester City, me të besuarit e Guardiolës që vijnë ”të zemëruar” pas humbjes në derbi. Arsenali kërkon të arrijë objektivin e fillimit të sezonit, pra zonën Champions por deri tani ka hasur mjaft probleme.