Eros Grezda ndodhet në Kroavci teksa gjendet i karantinuar me të dashurën e tij Oriola Marashi.
Asnjëherë s’e kishte thënë, ndërsa së fundmi, futbollisti i Kombëtares ka pranuar që është në një lidhje me modelen seksi. Edhe pse s’ka përmendur emër, në një prononcim për “Top-Channel”, ai u shpreh:
“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet.
Ditëlindja? Nuk është se kam festuar ndonjë gjë, thjesht e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, ka treguar ai.
Kujtojmë që e njëjta tortë u postua nga të dy në rrjetet e tyre sociale, duke konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë.