Inter pret nesër mbrëma në shtëpi Torinon (21.45), në takimin e vlefshëm ëpr Serie A. Zikaltërit, tashmë të dorëzuar për titullin, do kërkojnë t’a mbyllin sa më mirë kampionatin. Trajneri Conte në konferencën e zakonshme për shtyp foli për vështirësitë e këtij 90 minutëshi. Ai vlerëson maksimalisht Torinon dhe pranon se renditja nuk do të thotë asgjë.
”Torino ka një skaudër shumë të mirë. Ata meritojnë më shumë se renditja që kanë. Ajo që nuk duhet të humbim është përqëndrimi. Unë jam i kënaqur me përformancën në Verona dhe jam i bendur se jemi në rrugën e duhur.” – deklaron Conte. Interi renditet në vednin e katërt të Serie A.