Agustin Torasa mund t’i bashkohet skuadrës së Tiranës. Nuk ka asgjë zyrtare, megjithatë gjasat janë që argjentinasi të veshë fanelën bardheblu në sezonin e ri. Tratativat mes palëve kanë shkuar në rrugën e duhur dhe me shumë mundësi shtatshkurtri do të kontribuojë me 24-herë kampionët e Shqipërisë. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë drejtuesit kanë kontaktuar drejtpërdrejtë lojtarin.
Duke qenë se menaxheri Flor Biba nuk e përfaqëson më futbollistin dhe Franci Bode ka tagrin vetëm për jashtë Shqipërisë, kësisoj është zgjedhur rruga për të folur drejtëpërdrejtë me sulmuesin. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që mes tij dhe drejtuesve ka pasur një komunikim në aplikacionin Whats App, ku është arritur paraprakisht akordi.