Shpërtim Duro i ftuar në emision “Sport News” ka folur me tone të ashpëra për dy afrimet e reja të Tiranës. Ish-trajneri i Partizanit u shpreh se nuk ka sërish besim te Tirana.
“Nuk kam besim te Tirana edhe këtë sezon. Kanë marrë Torasën dhe thua sikur ça ka marrë. Torasa është një lojtar që luan gjithë sezonin dhe nuk shënon asnjë gol. Ishte te Flamurtari dhe nuk bëri asgjë do nxjerrin Tiranën kampion? Nuk kam besim te Tirana as këtë sezon. Nuk ka vuajtur Tirana në sulm, por në mbrojtje. Ato shumë që unë degjoj janë të çmendura dhe janë të papranueshme”.