Tomori qëndron në vendin e dytë në tabelën e renditjes në grupin e Jugut, ndërsa të shtunën do të përballet me Shkumbinin në kampionat për të vazhduar me ecurinë e rezultateve pozitive. Mirëpo, skuadra beratase prej disa ditësh nuk po drejtohet nga Bledar Sinella.
Kavajasi është zëvendës trajneri i kombëtares U-17, teksa ndodhet në Itali për ndeshjet eliminatore. Ai nuk do të jetë në pankinë këtë javë, ndërsa vendin e tij do ta marrë ndihmësi i tij, Gentian Kaja.