Kategoria e Parë e futbollit do zhvillojë në 17 tetor javën e pestë. Në 14:00 do zhvillohen të gjitha duelet, teksa spikat përballja mes Bylisit dhe Korabit. Gjithashtu edehe ndeshja mes Tomorit dhe Apolonisë pritet të jetë e fortë dhe e luftuar.
Në sfidat e tjera, Maliqi pret Erzenin, Tërbuni luan me Shkumbinin. Butrinti luan me Vorën, Besa me Lushnjën, Besëlidhja me Burrelin dhe Turbina me Pogradecin.