Christan Eriksen është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mesfushori danez do të jetë një lojtar I lirë në fund të sezonit dhe shumë ekipe të mëdha janë vënë pas tij. Real Madir, Juventus, Manchester United, Bayern Munchen dhe së fundmi PSG-ja janë future në garë për të siguruar shërbimet e tij.
Eriksen ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën e tij me Tottenham dhe kjo ka bërë që ekipet “Big” të Europës të nisin nga puna. Skuadra franceze ka gati ofertën për të bindur lojtarin të transferohet në Paris sezonin e ri dhe tashmë drejtuesit kanë nisur nga puna.