Paralelisht me Kategorinë Superiore luhet dhe ndeshja e fundit e javës së 15-ë e Kategorisë së Parë midis Egnatias dhe Orikut (grupi B). Takimi luhet në stadiumin e Peqinit, aty ku Egnatia do të kërkojë fitoren për të vazhduar luftën për ngjitjen në Kategorinë Superiore, ndërsa miqtë vlonjatë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Sfida përmbyllëse e javës së 15-ë do të gjykohet nga Fatjon Xhemalaj.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.