Pasi ka afruar në skuadër shumë lojtarë, skuadra e Besës ka njoftuar në faqen e tyre zyrtare një tjetër ndeshje miqësore. Ekipi kavajas që drejtohet nga Gugash Magani do të mati forcat me një skuadër nga kampionati kosovar, Ballkani SuharekE. Sfidë e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 13:00 në fushën e vjetër Kavajë. Një sfidë që do ti shërbej trajnerit Maga për të parë gjendjen e skuadrës dhe për të provuar afrimet e reja. Besa këtë sezon ka si objektiv ngjitjen në Superligë dhe aktualisht ndodhen ën vendin e 2 në klasifikim në Grupin B, 4 pikë më pak se Bylisi i vendit të parë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.