Mirlind Kryesiu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mbrojtësi i Kosovës është testuar para ndeshjes së nesërme kundër Sionit dhe për fatin e tij të keq duhet të qëndrojë 14 ditë i izoluar.
Lojtari ka simptoma të lehta, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së Zurich do të testohet ditën e sotme. Kësisoj, Kryeziu bëhet futbollisti i dytë i Kosovës me Covid-19, ndërsa më parë ishte Valdrin Mustafa që u infektua.