Migjen Basha është bashkuar sot me Kombëtaren. Mesfushori i njohur ka “zbarkuar” në kompleksin “Tropikal”, aty ku kuqezinjtë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja. “Regjisori” i mesfushës së kombëtares shqiptare duket se është pikë kyçe në organikën kuqezi e kësisoj italiani s’ka nguruar ta ftojë.
Lajmi është bërë me dije nga Lorenc Trashi. Lojtari i Partizanit ka bërë një postim në rrjetet sociale teksa shfaqet me 32-vjeçarin dhe Bruno Telushin së bashku me Hoxhën e Malën. Basha duket se është pritur me entuziazëm dhe këtë e tregon Trashi duke shkruar: “Mirësevjen Migjen Basha”.