Dardan Çerkini nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Mbrojtësi ka tërhequr sot dokumentacionin dhe tani është një futbollist i lirë në merkato.
Pas një periudhe të gjatë dëmtimesh, Çerkini nuk mund të shfaqte vlerat e tij te Flamurtari dhe “divorci” mes palëve ishte i pashmangshëm.
Çerikini është mbrojtësi i 4-t që largohet nga vlonjatët në këtë merkato dimri pas Slavko Lukiç, Kristi Markut dhe Nertil Hoxhës.